Që në orët e para të mëngjesit, forcat speciale RENEA janë nisur në drejtim të fshatit Pëllumbas për të vijuar kërkimet e ndërprera një natë më parë, për 18-vjeccarin Erjon Alizoti, i humbur në ujërat e lumit Erzen mesditën e së dielës.
Pas mbërritjes në qendër të fshatit, në pamundësi për të vijuar më tej udhëtimin me makinë, efektivët e RENEA-s janë të detyruar të vijojnë udhëtimin në këmbë për rreth 60 minuta, deri në afërsi të vendit ku dyshohet se ka humbur 18-vjeccari. Pas disa kilometrash në terren të vështirë, polumbarët mbërrijnë në vendngjarje dhe rinisin kërkimet.
14 polumbarëve të Forcave Speciale RENEA, i kanë ardhur në ndihmë dhe 4 polumbar nga baza e Pasha Limanit në Vlorë në mënyrë që në këtë operacion të përfshihen sa më shumë persona. Vec polumbarëve, edhe forcat e Ushtrisë janë përfshirë në këtë operacion duke krehur zonat përgjatë rrjedhës së lumit Erzen.
Edhe pse kërkimet kanë vijuar për disa orë dhe të shtrira në disa kilometra, ende nuk është parë asnjë shenjë nga 18 vjeccari i humbur të dielën. Polumbarët e Repartit RENEA shprehen se përvecc terrenit, i cili është shumë i vështirë, edhe shikueshmeria në ujë është shumë e dobët, për shkak se bazeni i lumit është me baltë dhe rrjedha e tij shumë e fuqishme.
Ndërkaq, forcat e Policisë së Komisariatit Nr.1 kanë sjell në vendngjare rreth mesditës, të riun tjetër, i cili po ashtu ra në ujërat e lumit, por fatmirësisht arriti të shpëtonte. Ajo që mësohet nga marrja e tij në pyetje është se, 18-vjeccari Daniel S. ka qenë shumë konfuzë gjatë deklarimeve të dhëna duke treguar disa vende nga ku mund të jenë rrëzuar, por pa arritur të saktësoj vendin.
Po ashtu edhe momentin e rrëzimit në ujë, ai nuk arrin ta kujtoj me hollësi. Por ky fakt, sipas oficerëve të Policisë, vjen për shkak të gjëndjes së tij të rëndë, pas shokut të pësuar. Pavarësisht kësaj, oficerët e policisë kanë mbledhur deri më tani dëshmitë e 38 personave, mes tyre dhe të një vajze, e cila ka qenë vetëm 7 metra larg vendit ku dyshohet se është rrëzuar Erjon Alizoti. Të gjitha këto dëshmi, tregojnë se dy të rinjtë, shok mes tyre, kanë rënë pothuajse në të njëjtin moment në ujë, e më pas Alizoti është zhdukur mes rrjedhës së lumit.
Njëkohësisht me grupet e polumbarëve, edhe Policia e Tiranës është duke vazhduar punën për të zbardhur dhe saktësuar tërësisht dinamikën e ngjarjes.
Top Channel