Komisioni Kuvendor i Ekonomisë miratoi një ligj që i lejon bankat t’i
klasifikojnë kreditë e humbura, si shpenzime të zbritshme në bilanc.

Drafti i kërkuar nga FMN dhe Banka Botërore, lehtëson fshirjen e kredive të këqija.

“Fshirja e borxhit të keq njihet si fitim i zbritshëm kur plotësohen dy afate. Të kene kaluar 365 dite nga urdhri i gjykates per ekzekutim dhe 365 dite nga nisja e procdeurave te permbarimit”, tha Ervin Mete, zëvendësministër i Afateve.

Masa është kërkuar nga vetë bankat pas konflikteve që ato kanë patur me tatimet për trajtimin fiskal të kredive të këqija. Mosnjohja si shpenzim i zbritshëm i detyronte bankat t’i mbanin kreditë e humbura në bilanc, pasi në rast fshirje duhet të paguanin taksa. Sipas Bankës së Shqipërisë, ligji i ri mundëson që kreditë e këqija të ulen me rreth 4 pikë përqindje nga niveli aktual duke krijuar më shumë hapsira që bankat të kreditojnë ekonominë.

Top Channel