Tregu i përbashkët energjetik

29/03/2014 00:00

Shqipëria dhe Kosova po ecin përpara me realizimin e idesë së krijimit të një tregu të përbashkët energjetik.

Përveç nisjes së punës së linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë 400 kilovolt, ministrat Damian Gjiknuri dhe Fadil Islmajli firmosën një marrëveshje edhe për ndërtimin e një linje të re të përbashkët Kukës-Prizren, 110 kilovolt.

Paralelisht me ndertimin e ketyre dy linjave, Shqiperia dhe Kosova do te bejne gati edhe terrenin juridik dhe procedurial per tregun e perbashket energjetik, i cila është pjese e nje marreveshjeje tjeter mes dy ministrave.

“Jemi në rrugë të mbarë, po ndërtojmë infrastrukturën kemi nisur bashkëpunimin institucional. Kjo marrëveshje do të na çojë drejt asaj, por mbi të gjitha duhen infrastruktura dhe prandaj është shumë e rëndësishme kjo që ka ndodhur në këto pak muaj që po fillon të ndërtohet infrastruktura bazë e këtyre tregjeve”, tha ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

“Me këtë them që do të përfundojë linja, do të impklentohet tregu. NUk është e mundur të kemi treg të mirëfilltë, pa i patur kapacitetet fizike. Dy vjet më vonë unë shpresoj që do të jenë në funksion që të dyja këto”, tha Fadil Ismajli, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.
 
Krijimi i nje tregu te përbashkët energjetik ishte pjese e mbledhjes se dy qeverive ne Prizren vitin e kaluar. Konkretizimi i ketij projekti do te thote perdorim i burimeve te ndryshme natyrore te te dy vendeve ne funksion te furnizimit te qendrueshem me energji elektrike.

Top Channel