Dikur student i nënvlerësuar sot themelues i firmave të famshme të modës, biografia që rrëfen suksesin e miliarderit Bernard Arnault
Gwyneth Paltrow iu adresua për herë të parë publikut, që kur shpalli më parë gjatë javës vendimin e ndarjes së saj nga bashkëshorti Chris Martin.
Aktorja i dërgoi fansave të saj një “newsletter”, në të cilin i falenderonte të gjithë për mbështetjen e fortë që ka gjetur tek ata.
Ndërkohë, 41-vjeçarja hodhi një hap më tej në ndarjen e saj miqësore, duke bërë të ditur se çifti do të vazhdojë të jetojë në të njëjtën shtëpi, vetëm se në anë të ndryshme të vilës së tyre gjigante.
Aktualisht, Gwyneth dhe Martin, rokeri i grupit “Coldplay” janë duke kaluar disa ditë pushimesh në ishullin e Eleutheras, në Bahamas, së bashku me fëmijët e tyre 9 dhe 7-vjeçarë.
Top Channel