Meta uron kreun e ri të KM

28/03/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte në Komunitetin Mysliman, për të uruar zgjedhjen e kreut të ri të tij, Skënder Bruçaj.

Në takim me drejtuesin e ri të këtij Komuniteti, kryeparlamentari deklaroi se është një vlerë e madhe bashkëjetesa dhe harmonia fetare në vend, një traditë që jo vetëm duhet ruajtur dhe çuar më tej, por kjo harmoni dhe bashkëjetesë, tha ai, duhet të shërbejë edhe si model për politikën shqiptare.

Nga ana e tij kreu i ri i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, siguroi se Komuniteti Mysliman do të jetë mbështetës i të gjitha zhvillimeve pozitive në vend në të mirë dhe shërbim të qytetarëve shqiptare.

Harmonia fetare, tha ai, është vizioni dhe udhërrëfyesi për çdo komunitet në vend, për të ruajtuar dhe zhvilluar këtë vlerë të madhe të shqiptarëve.

Top Channel