Gjirokastër, pranga të shumëkërkuarit

28/03/2014 00:00

Një operacion i kryer në orët e para të mëngjesit të së premtes në Gjirokastër ka çuar në arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas burimeve nga policia lokale, në pranga ka rënë shtetasi Klaudjos Dervishi, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane për një sërë krimesh.

Sipas burimeve, Dervishi akuzohet për krijimin e një grupi kriminal dhe për kryerjen e një sërë grabitjeve në Gjermani dhe konsiderohej një person mjaft i rrezikshëm.

Burimet shtojnë më tej se përmes operacionit të koduar me emrin “Rauber”, përveç arrestimit të të shumëkërkuarit u vendos edhe sekuestro e pronave të tij, që dyshohet t’i ketë akumuluar ilegalisht.

Top Channel