Gjendet një kufomë në aksin Lushnje-Fier
28/03/2014 00:00
Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të së premtes në aksin rrugor Lushnje-Fier.
Burime policore lokale njoftojnë se kufoma është e seksit mashkull dhe është gjetur në kilometrin e pestë të segmentit rrugor.
Nga hetimet paraprake në vendin e ngjarjes, policia dyshon që personi të ketë qenë viktimë e një aksidenti rrugor.
Punonjësit e policisë janë të angazhuar në proçedurat për identifikimin e kufomës, që dyshohet se ka kohë që ndodhej në atë pjesë të autostradës.
Top Channel