Digjen makinat e kryekomunarit të Çermës
28/03/2014 00:00
Dy makinat personale të kreut të komunës Çermë në Lushnje janë djegur gjatë orëve të natës.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së kryekomunarit Astrit Dervishi, njoftojnë autoritetet lokale.
Nga hetimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dyshohet se djegia e makinave ka qenë e qëllimshme, saktësojnë burimet.
Nëse është kështu, ky është një tjetër sulm ndaj autoriteteve vendore, pas atij të komunës Farkë në Tiranë, shtëpia e të cilit u sulmua me predhë pak ditë më parë.
Top Channel