Konfuzion nga hyrja e të rinjve dhe dyshime mbi çiftin e dytë misterioz në Big Brother.
Hyrja e banorëve të rinj të premten e kaluar ka shkaktuar pasiguri tek një pjesë e mirë e konkurentëve të vjetër, cka duket se i ka bashkuar më shumë me njëri-tjetrin. Valeri ka këshilluar vajzat të mos dobësojnë lojën e tyre, ndërsa Jona ka sugjeruar që mos t’u kushtohet rëndësi të rinjve. Meridiani është shprehur se duhet t’u blejnë mendjen.
Debat ka patur mes Fatjonit dhe Zhakut. Ky i fundit u akuzua nga Fatjoni për diskriminime krahinore.
Për Matildën, hyrja e të rinjve ishte e nevojshme, pasi sipas saj kishin rënë në qetësi. I sigurtë është treguar dhe Arditi, i cili ka thënë se nuk ka frikë askënd.
Dyshuese Xhuli për rolin e Visarit. Ajo e ka pyetur nëse misioni i tij është që ta provokojë….ndërkohë, duket se janë afruar.
Por banorëve u janë shtuar dyshimet për raportin e Xhulit me Arditin. Fatjoni, Jona dhe Valeri mendojne se ata të dy mund të jenë të martuar.
Ditët kalojnë dhe dyshimet e Fatjonit dhe Valerit, bien edhe mbi Katerinën dhe Arditin.
E ndërsa shumica e banorëve mendojnë se dyshja që njihet jashtë shtëpisë është çift, të tjerë mendojnë se mund të jenë dhe motër e vëlla.
Kanë përfituar nga situata e dyshimeve Viola dhe Zhaku, të cilët thurën plane për t’i ngatërruar banorët, se jane ata çifti misterioz.
Mes dyshimesh e pasigurish, ora për të eliminuarin e radhës po afron. Cili do të jetë? Cfarë do të zbulohet? Gjithcka live, sot në mbrëmjen e spektaklit.
Top Channel