Ndalohet peshkimi në Liqenin e Shkodrës
27/03/2014 00:00
Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalimin e peshkimit në Liqenin e Shkodrës nga periudha 1 prill-1 maj.
Gjithashtu, Ministria bën të ditur se gjatë kësaj kohe ndalohet edhe tregtimi i çdo lloj peshku.
Përjashtim bëhet vetëm për peshkatarët e ngjalave me grepa, të cilët do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Ministria e Bujqësisë sqaron se urdhri vjen në zbatim të marrëveshjes për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik.
Top Channel