“VOA” mund të mbyllet

26/03/2014 00:00

Programet në gjuhët e Ballkanit të “Zërit të Amerikës” parashikohet të
mbyllen. Bordi i Guvernatoreve për Transmetimit, agjensia e qeverisë së
Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr edhe “Zërin e Amerikës” publikoi
hollësitë e propozimit për buxhetin për vitin 2015, ku parashikohet
eleminimi i tyre dhe shtimi i shpenzimeve per Azinë dhe Afrikën.

Bordi i Guvernatoreve për Transmetimet i kërkon Kongresit 721 milionë dollarë për buxhetin e 2015-ës, 10 milionë dollarësh më pak nga buxheti i 2014-ës, që kap shifrën e 731 milionë dollarëve.  

Shërbimet e programeve për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë do te eleminohen. Ndersa ato për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin, dhe Uzbekistanin do të reduktohen. Edhe transmetimet për Kubën do të pësojnë shkurtime të mëdha. Propozimi për buxhetin e vitit 2015 parashikon mbylljen e zyrave të Zërit të Amerikës në Jeruzalem dhe Hjuston.

Dave Allison, kryetari në detyrë i sindikatës që përfaqëson shumë punonjës të Zërit të Amerikës, tha se “me eliminimin e këtyre shërbimeve, Zëri i Amerikës po “tërhiqet” nga misioni i tij historik, që filloi në vitin 1942”.

Ai tregoi se “punonjësve të programeve për Ballkanin iu mbushën sytë me lotë pasi mësuan se shërbimet e tyre nuk do të ishin më”. Kërkesa për buxhetin e vitit 2015 përfshin nismat për platformat e transmetimeve me video për të rinjtë dhe platformat dixhitale për Kamboxhian, Vietnamin dhe Birmaninë.

Për Kinën, Bordi i Guvernatorëve po planifikon të rrisë përdorimin e mediave socale dhe programet për luftën kundër censurës në internet.Bordi  ka në plan krijimin e një kanali të ri televiziv satelitor dhe një radiostacioni në rajonin Sahel të Afrikës veri-qendrore. Do të hapet edhe një shërbim i ri në gjuhën Lingala për Republikën Demokratike të Kongos.

Top Channel