Rritja e çmimit të energjisë

26/03/2014 00:00

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode i kërkoi Autoritetit të
Konkurrencës të ndërhyjë për të bllokuar rritjen, sipas tij, tashmë të
paravendosur, të çmimit për energjinë elektrike.

“Se të kërkosh rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ku 60 për qind e energjisë elektrike nuk paguhet, humbet, vidhet në rrjet dhe të thuash që jam një ent rregullator që mbikëqyr tregun dhe do ta vendos kaq çmimin, unë mendoj që është e gabuar. Nuk mundeni ju që të qëndroni sehirxhinj meqë aty na qenka një autoritet tjetër i votuar nga Kuvendi për të rregulluar çmimet”, tha Bode.

Ligji i Konkurrences detyron entet rregullatore, por edhe Qeverine qe përpara se të marrin vendime që prekin tregjet, t’i drejtohen Autoritetit për mendim. Por ligji eshte shkelur, veçanërisht ne transferimin e pasurive publike dhe të drejtave sovrane si koncesione monopol tek privatët.

“Nisi me koncensionin e Aeroportin e Tiranës, vazhdoi me koncesionin e Porto Romanos, vazhdoi me kolaudimin e automjeteve, vazhdoi me rradhë me secilin nga shërbimet, pullat fiskalë, markimin e karburanteve, skanimin e kontenierëve që ai ka edhe një problem tjetër akoma më të madh me kostot që do të nisin që nga 1 prilli, vazhdoi me Llotarinë Kombëtare e kështu me rradhë. Pra, kjo praktikë duhet të marrë fund si praktikë”, tha Erjon Braçe, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë.

“Ajo që mund të realizohet ne gjykojmë që janë dy instrumentë, i pari është që bllokimi që duhet t’i realizohet akteve edhe nëse nuk ka opniionin e Autoruteteit të Konkurrencës. Këtë e thotë ligji për mbrojtjen e konkurrencës, që detyron neni 69 të gjitha insitucionet qëndrore, vendore, Entet rregullatore të marrin opinionin e Autoritetit të Konkurrencës për akte që prekin nga pikëpamje sasiore apo të drejtat ekskluzive tregjet”, thotë drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo, kryetare e AK-së.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor deputetët i kërkuan kryetares së Autoritetit që të forcoje hetimet për cënim konkurrence veçanërisht në tregjet e mëdha, që xhirojnë qindra milionë euro si karburantet, telefonia, dhe ai i energjisë.   

Top Channel