Festa Kombëtare e Greqisë

25/03/2014 00:00

Në 193-vjetorin e Festës Kombëtare, Ambasada Greke në Tiranë zhvilloi një pritje ku të pranishëm, vec figurave më të njohura të politikës, gazetarisë, kulturës ishin dhe një sërë përfaqësuesish diplomatikë të akredituar në vend.

I pranishëm ishte dhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani, si dhe Kryepeshkopi i Shqipërisë, Fortulumturia e Tij, Anastasi.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Grek në Tiranë, Leonidas Rokanas pasi bëri një histori të luftës të nisur 193 vite më parë, theksoi se sot Greqia është një nga mbështetëset kryesore të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

Rokanas theksoi dhe rëndësinë që Athina zyrtare i ka dhënë kësaj cështje, duke përmendur dhe vizitat e shumta të zyrtarëve grekë në Shqipëri gjatë muajve të fundit. Ambasadori grek, edhe njëherë garantoi se Athina do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj europiane pasi sipas tij, Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat.

Top Channel