Vlorë, sekuestrohet gomonia
23/03/2014 00:00
Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar një gomone 6 metra të gjatë në zonën e Hoxharës.
Dyshohet se gomonia përdorej për trafik të lëndëve narkotike drejt vendeve fqinje. Gjithashtu, gjatë kontrollit në gomone u gjetën edhe dy armë automatike.
Drejtuesit e saj, sapo kanë pikasur policinë, e kanë braktisur mjetin dhe janë fshehur në pyll.
Policia është duke krehur zonën pasi dyshon se mund të ketë lëndë narkotike të fshehur.
Top Channel