Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Petrit Vasili, gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e Lushnjes në zonën e Tërbufit, deklaroi se bujqësia ka marrë një rëndësi të madhe në projektet e qeverisë shqiptare pasi, siç u shpreh ai, një bujqësi që lëngon është një Shqipëri që vuan, ndërsa një bujqësi e zhvilluar do të thotë një Shqipëri më konkurruese në Europë.
“Ajo që ndodh në bujqësi ndihet në mijëra familje e për këtë arsye po punohet për zhvillime të reja që do ndihmojnë bujqësinë. Boshllëku është shumë i madh, por serioziteti nga ana e qeverisë është maksimal”, tha Vasili.
I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, Vasili tha se “ne i kemi dhënë fund praktikës që politikanët takohen me votuesit e tyre vetëm një herë në katër vjet, kur vjen koha e zgjedhjeve.
Arsyeja pse ne jemi këtu, deklaroi ai, është pikërisht ajo që na ka bashkuar në takime edhe përpara zgjedhjeve, për të komunikuar në mënyrë të vazhdueshme për të diskutuar për atë që do të bëjmë konkretisht.
Top Channel