Korçë, mbjellje fidanësh nëpër kodra

22/03/2014 00:00

Kodrat e qytetit të Korçës, të njohura për gjelbërimin e tyre kanë nisur të rigjenerohen për të ruajtur veçantinë e tyre.

Zona e cila vazhdimisht ka spikatur per peisazhin e gjelber tashme eshte duke u pasuruar edhe me teper me pyjesi me qellim ruajtjen e origjinalitetit te saj por edhe per te mos humbur ate qe ky qytet ka pasur si trafite nder vite.

Drejtoria e shërbimit pyjor është angazhuar në një aksion duke mbjellë fidanë në kodrat e qytetit. Ne diten e pare te ketij aksioni janë mbjellë gjithsej rreth 500 fidanë të drurit të pishës, bredh, akasia dhe panjë. Ndërkaq në bashkëpunim edhe me bashkinë e qytetit këta fidanë do të ujiten çdo tre ditë për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Edhe ne rrethin  e Dibres ka nisur aksion per mbjelljen e fidaneve te rijnj. Drejtoria e Sherbimit Pyjor Diber dhe shoqatat te ndryshme organizuan fazen e pare te ripyllezimit te siperfaqefe te prera pa kriter keto 23 vite ne rrethin e Dibres. Ky aksioni nisi ne zonen e Maqellares, ku dhe u mbollen 200 fidanet e pare per pyllezimin e ketyre tokave.

Top Channel