Dita Ndërkombëtare e Ujit

22/03/2014 00:00

Ambientalistët kërkojnë heqjen e lejeve të shfrytëzimit për ndërtimin e
hidrocentraleve, që cënojnë rëndë mjedisin dhe shpeshherë edhe parqet
kombëtare.

Vetem ne rrethin e Librazhdit janë dhënë 84 leje për ndërtimin e hidrocentraleve dhe 70 për qind e tyre prekin Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice. Nje pjese e madhe e lejeve koncensionare jane dhene pa nje vleresim strategjik mjedisor por edhe pa vlerësim te lumenjve. Zamir Dedej pohon se ne Diten Nderkombetare per mbrojtjen e ujit, duhet te kerkohet me force pezullimi i lejeve për ndërtimin e HEC-eve.

“Këtu kemi të bëjmë me një ulje të sasisë së ujit që automatikisht do të ketë impakte në bujqësi, në mjedis, por shumë herë dhe në mirëqënie, sepse klima dhe gjithë janë lidhur me këtë lloj lumi. Shteti shqiptar në momentin që ka një informacion, qoftë direkt që vjen me shkrim zyrtar, qoftë indirekt nga këto që ne themi dhe që informojmë publikun duhet të ketë një prononcim cili është qëndrimi i Qeverisë shqiptare. Pushteti vendor ka një qëndrim shumë të fortë antiqeveritar për Qeverinë greke”, thotë Dedej.

Por, ndersa ambientalistet po tregojne hap pas hapi se çfare impakti mjedisor dhe ekonomik do te sjelle ndertimi i ketyre HEC-eve, lumi Vjosa po rrezikohet seriozisht nga pala greke, e cila kërkon të marrë rreth 70 milionë metër kub/ujë në vit nga baseni hidrologjik i lumit drejt basenit të Janinës.

“Që ne jemi të prirur t’i besojmë që Qeveria shqiptare duhet të bëjë sot një vlerësim strategjik mjedisor të atyre hidrocentraleve që në vlerë ekonomike japin më shumë po të prodhojnë energji se sa të tjerë që duhet të mbrohen. Por kur bëhet fjalë për përrenj, të cilët kanë ujë në periudha kohe ose rrëke të vogla uji që përfitojnë vetëm investitorët dhe as komuniteti, asnjeri tjetër unë mendoj që kjo duhet ndaluar. Ka një tendencë që Qeverisë së re për t’i ndaluar një numër licensash që nuk janë përdorur dhe ky do të ishte një sinjal shumë pozitiv që të fillojmë dhe ne të bëjmë atë që quhet hidrocentrale të qëndrueshme”, thotë Dedej.

Ambientalistet shqiptare dhe greke kane vendosur ta çojne kete çeshje ne Gjykaten Supreme te Greqise, ndërkohë që kryetari i Bashkise se Konicës, por edhe perfaqesues te pushtetit vendor kane kundershtuar hapur projektin e qeverise greke per devijimin ne burim te nje sasie te madhe uji nga baseni hidrologjik i lumit të Vjosës drejt basenit të Janinës.

Top Channel