Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha mori pjesë në takimin e
PPE-së në Bruksel, ku kërkoi mbështetjen për statusin e vendit kandidat
në qershor, siç u shpreh ai në përfundim të takimit, duke treguar dhe
shqetësimet e shprehura.
“Shqetësimi është i madh. Fakti që mazhoranca në vend që të qeverisë i ka caktuar vetes detyrë që të ndërpresë në mënyrë antiligjore mandatet kushtetuese të institucioneve të pavarura, po shihet me shqetësim të madh nga vendet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Europian. Pikëpamja jonë si opozitë është që duke mbajtur një qëndrim dhe vëmendje sa më të fokusuar tek problematikat e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri, dhënia e statusit jo vetëm që nuk e pengon këtë por do ta vendosë qeverinë shqipëtare dhe mazhorancën që është përgjegjëse për këto hapa antikushtetues dhe antiligjor para një llogaridhënie edhe më të madhe pas marrjes së statusit”, tha Basha.
Tryeza e PPE-së i paraprin samitit të krerëve të shteteve dhe Qeverive të BE-së dhe synon arritjen e konsensusit mes Qeverive të djathta për temat që shqyrtohen më pas nga Këshilli Europian.
Pergatiti ARTA TOZAJ
Top Channel