Aksion i INUK në Levan, shemben 169 objekte pa leje

21/03/2014 00:00

Ndërtimet pa leje në autostradën Levan-Tepelenë janë bërë objekt i punës së INUK paraditen e së premtes.

Të ndihmuar edhe nga uniformat blu, punonjësit e këtij Inspektoriati filluan prishjen 169 objekteve që janë ndërtuar përgjatë autostradës së jugut.

Disa prej pronareve kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve të tyre.

Pjesa tjetër e të dëmtuarve kanë shpëtuar c’të mundin nga pajisjet e objekteve. Aksioni i INUK do të zgjasë tre ditë deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje përgjatë autostradës Levan-Tepelenë.

Top Channel