Palestina: Izraeli po shkatërron negociatat

20/03/2014 00:00

“Me njoftimin për ndërtimin e blloqeve të reja të banimit dhe vrasjen e civilëve palestinezë, ështe e qartë se Izraeli po bën gjithçka të mundshme për të shkatërruar negociatat e nisura prej muajsh e vitesh, si dhe për të nxitur e provokuar dhunë në të gjithë rajonin”.

Këtë ka bërë të ditur Hanan Ashraëi, drejtues i lartë i PLO-së, apo Organizatës për Çlirimin e Palestinës (ndryshe Autoriteti Palestinez, me në krye Mahmoud Abbas), si dhe një ish-negociator palestinez, i cili ka komentuar vendimin e qeverisë izraelite për të aprovuar ndërtimin e 186 njësive të reja të banimit në Jeruzalemin lindor.

Obama: Të gjendet avioni i zhdukur
Presidenti amerikan: Kërkimi i tij është prioriteti ynë absolut

Kërkimi për të zhdukurit në bordin e avionit “Boeing 777” të kompanisë ajrore “Malaysia Airlines” është një “prioritet absolut” për Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë vënë në dispozicion të gjithë mjetet e mundshme për këtë operacion.

Lajmi është bërë i ditur nga vet presidenti amerikan, Barack Obama. “Kemi vendosur në aksion të gjitha mjetet e mundshme në dispozicion për të gjetur avionin e zhdukur me 239 pasagjerë në bord. Bashkëpunimi me qeverinë e Malajzisë – ka përfunduar Obama, – është shumë i fortë”.

Greqia, arrihet akordi me Trojkën për këstin e ndihmës

Marrëveshja do t’i kalojë tashmë FMN-së dhe Eurogrupit për aprovimin përfundimtar

Greqia dhe Trojka kanë arritur më në fund akordin për zhbllokimin e këstit të radhës të ndihmës financiare. Lajmi zyrtarizohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nëpërmjet një deklarate, ku nënvizohet se marrëveshja është arritur mes stafit të Bankës Qendrore Europiane, Bashkimit Europian, FMN-së dhe autoriteteve greke.

Tashmë, marrëveshja e arritur do të duhet të miratohet nga FMN dhe nga eurogrupi.

Top Channel