Autobusi që transportonte studentë gjermanë përplaset me një furgon në Hollandë, 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë Rusia nuk pranoi të tërhiqet përballë sanksioneve amerikane dhe
europiane të vendosura per me aneksimin e Krimesë, perkundrazi, i ka
përshkallëzuar veprimet e saj duke kanë shkaktuar shqetësim sidomos ne
radhet e vendeve fqinje.
Para syve të trupave ukrainase, forcat paraushtarake pro-ruse shpërthyen dyert e komandës së marinës ukrainase ne gadishullin rusisht-foles, ku ngriten flamurin e moskes e ndryshuan masat e sigurise. Nga Washingtoni, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, e cilësoi agresionin rus një thirrje për zgjim.
“Ky është kërcënimi më i rëndë ndaj sigurisë dhe stabilitetit europian që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Rusia po tregohet nje vend arrogant. NATO-ja është e hapur për dialog, por siguria e vendeve anëtare mbetet parësore. Aleanca e Atlantikut Verior nuk është lëkundur dhe nuk do të lëkundet”, tha Rasmussen.
Këtë mesazh, thote Zeri i Amerikes, përsëriti edhe zevendespresidenti Joe Biden në Lituani, para fqinjëve të tronditur në rajonin e Balltikut. sulmi ndaj Moskes vazhdoi ne planin diplomatik me deklaratat e ashpra te ambasadores amerikane ne OKB, Samantha Poëer, e cila e akuzoi hapur Rusine se po riharton kufijtë.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi te merkuren se sanksionet ekzistuese dhe masat e reja ne planifikim do të garantojnë qe Moska ta paguajë shtrenjtë. kercenimet e perendimit kane rene megjithate ne vesh te shurdher. Gjykata kushtetuese e rusise miratoi ligjin që i jep Presidentit Putin autoritetin të përfundojë aktet e fundit të aneksimit të Krimesë, ndersa ligjevenesit i cilesuan sanksionet nje gjest te vogel hakmarrjeje, i cili nuk do te arrije te permbushe asgje.
Top Channel