Ministria e Bujqësisë shkarkon Kalemaj

19/03/2014 00:00

Një ditë pas denoncimit që opozita i bëri emërimit të Aleksandër Kalemaj në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i arrestuar sipas saj në vitin 2012 për prodhim pijesh dhe ushqimesh të falsifikuara, Ministria e Bujqësisë ka vendosur largimin e tij nga detyra.

Përmes një njoftimi, Ministria e Bujqësisë thotë se, nisur nga disa fakte të bëra publike në media lidhur nëpunësin e AKU-së, me kërkesë të kryeministrit, kjo ministri kreu verifikimet e duhura për këtë person.

“Pas këtyre verifikimeve, nëpunësi Kalemaj është larguar nga detyra dhe nuk kryen më funksionet e përgjegjësit të Sektorit të Ushqimit në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut pranë AKU-së”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë.

Top Channel