Biden vizitë në Poloni

19/03/2014 00:00

Me ashpërsimin e situatës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara po përpiqen
t’u tregojnë aleatëve të Europes Lindore se gëzojne të gjithë
mbështetjen e Washingtonit, e në funksion të këtij qëllimi ishte edhe
vizita e numrit të dy të administratës amerikane Joe Biden ne Poloni.

Udhetimi i Biden erdhi menjehere pasi ne Moske u nenshkrua traktati i zyrtarizimit te Krimese si pjese e federates ruse. Pervecse se te konfirmoje se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë aleatet ne kete pjese te Europes, Biden ka edhe nje tjeter ceshtje ne krye te axhendes se tij te bisedimeve: mënyrat për zvogelimin e varesise se rajonit nga energjia ruse.

Nese zbatohet vertet, sugjerimi i zevendespresidentit amerikan mbi dergimin e trupave ne vendet balltike ne kuader te stervitjeve ushtarake, do te perfaqesonte proven me te fuqishme deri tani te angazhimit te ëashingtonit per mbrojtjen e aleateve të NATO-s ne dyert e Rusise.

“Dua t`ia bej absolutisht te qarte popullit te Estonise dhe te gjithe vendeve balltike se presidenti obama dhe une e konsiderojme nenin 5 te traktatit te NATO-s nje angazhim solemn te cilin do ta respektojme deri ne fund”, tha Biden.
 
Rusia, shtoi Biden ne kryeqytetin polak, ka dhënë një sërë argumentesh të ndryshme për të justifikuar atë që nuk është gjë tjetër, veçse grabitje territori.axhenda e tij perfshin takime me udhëheqës nga Letonia, Lituania, Estonia, dhe Polonia, të cilat kanë qenë pjesë e ish- Bashkimit Sovjetik.

Këto vende i shohin kryesisht shtetet e bashkuara dhe jo europen si garantues te sigurise se tyre. ne thelb, eshte Amerika qe ata shohin si fuqine e vertete prapa Nato-s dhe aty kerkojne mbeshtetje. Trupat e aleances atlantiko veriore por sterviten ne veri te norvegjise si pjese manovres ushtarake Përgjigja e Ftohtë 2014, e planifikuar që para shpërthimit të krizës në Ukrainë. Kufiri rus është vetëm 450 kilometra larg rajonit ku po zhvillohet stervitja me e madhe e NATO-s gjate ketij viti ne kontinentin e vjeter, ku marrin pjesë 16 mijë trupa nga 15 vende.

Top Channel