Pasojat e sanksioneve ndaj Rusisë

18/03/2014 00:00

Në kohen kur politikanët i kërkonin me ngulm BE-se percimin e nje
sinjali te qarte ndaj Rusisë me sanksione, ekonomistët shpresonin qe
masat e marra te ishin me teper te natyres simbolike siç ndodhi vertet
me kufizimin e levizjes dhe bllokimin e llogarive.

Për shtetet perëndimore nuk është atraktive të kalojnë ekonomikisht në konflikt me Rusinë, i tha ‘Deutsche Welle-s’ Jorg Krammer, kryekonomist i Commerzbank-ës.

Kriza ka shkaktuar që tani mjaft dëme dhe marredheniet tregtare gjermano-ruse kane pasur mjaft ulje-ngritje. ne gjermani, ekspertet mendojne se ndikimi ne ekonomine e vendit nga sanksionet e rusise, nuk do te ishte i vogel. Investimet e mëdha fillimisht do të bllokohen, dhe njëra marreveshje ose nje tjeter  që mendonim të lidhnim per momentin do të mbetet pa u prekur, argumentojne ata. gjermania ka investuar ne rusi me shume se 20 miliarde euro.

Vendi mbulon nje te treten e nevojes se tij per gaz me importet ruse, ndaj varesia prej Moskes ne kete drejtim, eshte e larte. Por gaz eksportojnë edhe vende të tjera ne Lindjen e Aferme dhe Afriken e Veriut, ndaj nuk jane te pakte specialistet qe gjykojne se as Rusise vete nuk i intereson te mbylle rubinetat e gazit edhe pse nuk e perjashtojne krejtesisht mundesine qe, Kremlini i njohur per skemat e tij, t`i perdore furnizimet si mjet presioni.

Aktualisht, Moska ka te pakten 40 vjet qe ofron gaz me perpikmerine me te madhe dhe ne menyre te besueshme. 70% e te ardhurave te saj vijne nga eksporti i energjisë dhe ne keto kushte, vendit normalisht nuk i intereson ta trembë klientelën e tij në Perëndim.

Top Channel