Shkodër, shpërthim gazi në një banesë

16/03/2014 00:00

Një bombulë gazi shpërtheu paraditen e së dielës në një banesë në katin e pestë të një pallati në rrugën “Qemal Dracini” në Shkodër.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz. Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qenë vetëm pronarja Mimoza Shabaj. Sipas policisë, nga hetimet paraprake mendohet të jetë përdorimi pa kujdes i gazit që ka shkaktuar shpërthimin, i cili tronditi banorët e pallatit.

Zjarrfikëset arritën të ndalonin zjarrin në kohë duke ndaluar përhapjen e flakëve, megjithëse automjetet e tyre hasën vështirësi në lëvizjen në këtë lagje.

Inspektorët e zjarrfikëseve në Shkodër shpesh herë ankohen se ndërtimet pa leje dhe parkingjet pa kriter në këtë qytet e bëjnë të vështirë lëvizjen e automjeteve. Ata i kërkojnë ndihmë policisë së rendit dhe asaj ndërtimore për të ndërhyrë në disa pika problematike.

Top Channel