Familja me 5 anëtarë në Siri

16/03/2014 00:00

Një tjetër denoncim për të dërguarit në Siri nga imamët e vetëshpallur vjen përmes Top Channel nga fshati Gurras i Pogradecit.

Një 74-vjeçar është në ankth për jetën e mbesave dhe djalit të tij. Katër muaj më parë, 5 anëtarët e familjes Shuli u larguan pa asnjë lajm nga familja. Gjyshi 74-vjeçar rrëfen historinë.

“Kam që në 24 tetor që nuk i kam parë. Nuk e di fare si janë larguar. Unë dua të di kush i mori, kush u dha pashaportat…”, tregon Dylber Shuli.

Shuli thotë se i biri ka rënë pre’ i një mashtrimi dhe se kishte vetëm gjashtë muaj që praktikonte një sekt fetar: “Nuk ka shumë që u bë besimtar, 5-6 muajt e fundit. Nuk merret vesh sa sekte janë hapur dhe se çfarë bëjnë.”

Veç rastit të familjes Shuli, në fshatin Gurras mendohet që edhe katër të rinj të tjerë të jenë larguar drejt Sirisë.

Top Channel