Slovakia zgjedh presidentin e ri

15/03/2014 00:00

Slovakia do t’i drejtohet kutive të votimit në zgjedhjet presidenciale, që vendosin kryeministrin aktual përballë një sfidanti të pavarur.

Kryeministri Robert Fico shihet si pretendent krahasuar me biznesmenin e kthyer në filantropist, Andrej Kiska. Sondazhet parashikojnë se gara me dy kandidatët do të vazhdojë edhe në balotazh, pasi asnjëri prej tyre nuk pritet të fitojë shumicën e votave.

Partia e majtë “Smer” e drejtuar nga Fico fitoi mbi gjysmën e vendeve në Parlament gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2012. Presidenti slovak ka tagrin për të emëruar kryeministrin, ashtu si dhe disa figura kryesore në drejtësi.

Gjithsesi, ai mbetet kryesisht një rol ceremonial, pasi Parlamenti është ai që ushtron pushtetin legjislativ.

Presidenti në largim, Ivan Gasparovic, u zgjodh në mandatin e parë 5-vjeçar (nga dy në total) në vitin 2004, teksa votuesit u bashkuan në shumicë kundër ish-kryeministrit nacionalist Vladimir Meciar.

Slovakia adoptoi euron në vitin 2009, gjatë mandatit të kaluar të Fico-s si kryeministër i vendit. Që prej atëherë, vendi ka pasur një rritje ekonomike të konsiderueshme.

Qeveritë e kaluara janë fajësuar për skandale privatizimi dhe disa forma të tjera korrupsioni. Analistët thonë se Andrej Kiska është duke udhëhequr një valë të vazhdueshme të irritimit të popullor ndaj konvertimit dhe mosbesimit të partive të krijuara.

51-vjeçari është një biznesmen i suksesshëm, i kthyer së fundi në filantropist, i cili ka deklaruar se kërkon të luftojë korrupsionin dhe të krijojë një qeveri edhe më shumë eficente.

Ndër kandidatët e tjerë të votimit të së shtunës përfshihen edhe aktori Milan Knazko, i cili ka qenë një figurë e lartë e Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989, i cili i dha fund sundimit komunist në Çekosllovaki, si dhe Radoslav Prochazka, një ligjvënës konservativ i pavarur, me një diplomë të shkollës së ligjeve Yale.

Raundi i parë i së shtunës nuk pritet të nxjerrë një fitues, i cili do të dojë më shumë se 50% të votave për t’u shpallur, por pritet që Fico dhe Kiska të dalin në balotazh, që do të zhvillohet më 29 Mars.

Top Channel