Përleshje në Ukrainë, dy viktima

15/03/2014 00:00

Dy persona humbën jetën në përleshjet mes aktivistëve pro-ukrainas e
atyre pro-rus në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, shenja më e fundit
kjo e tensionimit të situates në vend, e cila duket gati te shpertheje
nga momenti ne moment.

5 te tjere u plagosen dhe sipas raporteve ne media, ka pasur edhe te shtena me arme zjarri. Grupet rivale fajesojne njera tjetren per dhunen.

Perplasjet nisen ne sheshin Svoboda te qytetit, nga ku demonstruesit pro-kievit u terhoqen ne zyrat  e tyre te cilat u mesyne me pas prej mbeshtetesve te Moskes.

Pervec te shtenave, jane hedhur edhe koktej Molotov, por nuk dihet me saktesi nga cila pale. Kryetari i bashkise se Kharkivit, Hennadiy Kernes u citua me vone nga shtypi vendas te pohonte vdekjen e dy personave ne incidentin e dhunshem, ndersa guvernatori i qytetit, Ihor Baluta e quajti ngjarjen nje provokim. Autoritetet sipas tij, kane nisur nje hetim per te percaktuar dinamiken e qarte te saj duke qene se asnjeri prej grupeve rivale nuk pranon ta kete nisur ai sherrin.

Episodi i rende erdhi vetem pak pas takimit te shefave te diplomacive amerikane dhe ruse ne londer. Edhe pse bisedimet zgjaten plot 6 ore, John Kerry dhe Sergei Lavrov nuk e gjeten dot gjuhen e perbashket mbi rruget per zgjidhjen e krizes se Ukraines e sidomos situates se ndere ne gadishullin e Krimese.

Rusia kembenguli se do te respektoje rezultatin e referendumit te se djeles per shkeputjen e rajonit te populluar ne mase te madhe nga ruse etnike, ndersa Amerika e konsideron votimin te paligjshem. Moska e ka shtrenguar daren e saj ushtarake mbi republiken autonome, ku mbeshtetesit e Moskes perbejne gati 60% te popullsise, ndaj rezultati i referendumit te 16 marsit, nuk eshte i veshtire per t`u parashikuar.

Top Channel