INUK zbarkon në Kaninë
15/03/2014 00:00
Fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor iu drejtuan të shtunën fshatit Kaninë në Vlorë, për të prishur objektet pa leje të ndërtuara shumë vite më parë.
Burime të INUK bëjnë me dije se atje janë parashkuar prishje vetëm për objektet e ndodhura pas shtatores së Ismail Qemalit, të vendosur në këtë fshat në nentor 2011, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.
Pronarët e ndërtimeve kanë larguar menjëherë sendet nga ndërtimet që do prishen. Ndërkohë që i gjithë aksioni është shoqëruar nga prezenca e policisë për të parandaluar konfrontimet me banorët.
Top Channel