Bllokohet impanti tjetër i Cerroni-t

15/03/2014 00:00

Policia Pyjore bllokoi impiantin e gjashtë të grumbullimit të
mbeturinave Inviolata Guidonia, një qytezë në periferi të Romës. Sipas
të dhenavë të para ka pasur shkelje nga pikëpamja e procedurave të
parregullta dhe në mungesë të lejeve te posaçme mjedisore.

Kjo pikë grumbullimi është pronë e ‘EcoItalia 87’, një shoqëri e grupit industrial të kryesuar nga Manlio Cerroni, aktualisht në arrest shtëpie me akuzën e mashtrimit e enteve shtetërore në trajtimin e mbeturinave. Hetimet mbi çështjen ‘Cerroni’ janë ndjekur nga shtypi lokal dhe kombëtar.

Gazeta ‘Il Tempo’, e përditshmja e qytetit të Romës, ku Cerroni ka qëndrën e interesave të tij si sipërmarrës, ka botuar disa shkrime mbi drejtimet e ndryshme që ka marrë hetimi mbi të ashtëquajturin “mbreti i mbeturinave”.

Gazeta shkruan se mes viteve 2006-2012 përfitimi i paligjshem ka qenë rreth 11 milionë euro. Po gazeta ‘Il Tempo’ hedh dritë mbi një fenomen që po prek qytetarët që banojnë në afërsi të pikës së grumbullimit beturinave të Roncigliano, pronë po e Cerronit. Sipas të dhënave të spitalit të qytezës se Albano Laziale, pranë Romës, mes tyre ka pasur probleme të shumta shëndetsore si tension i lartë, dhimbje stomaku e koke apo kolle dhe probleme në gryke, gjë që mund të ketë lidhje me përpunimin e papërshtatshëm të mbeturinave të grumbulluara në zonë.

Ndërsa gazeta ‘Il Fatto Quotidiano’, ndjek zhvillimet e grupit Cerroni në jug të vendit. Sipas gazetes shoqëria Formica Ambiente SRL që ka lidhje aksionesh me Cerroni-n, është autorizuar të dyfishojë në Brindisi volumin e pikës së grumbullimit të mbeturinave speciale jo të rrezikshme dhe atyre të rrezikshme të përpunuara.

Top Channel