Rekord pas rekordi, filmi “Odisea” hiti i verës 2026/ Të fshehtat, si u realizua filmi që po bën “kërdinë” në kinematë botërore
Autoritetet franceze morën një vendim të pazakontë, duke vendosur që të bëjnë falas transportin publik për tre ditë, për të ndihmuar në pastrimin e smogut të shkaktuar nga një mot i ngrohtë i pazakontë për stinën.
Kryeqyteti francez 30 departamente të tjera të vendit kanë janë në alarm për shkak të ndotjes së rëndë atmosferike të nxitur nga kushtet e pazakonta atmosferie.
Pjesë historike të qytetit, përfshi Kullën Eiffel janë të dallueshme vetëm nga pranë, ndërsa një e re e dendur e bardhë ka rënë mbi Paris.
Sipas agjensive mjedisore, cilësia a ajrit në kryeqytetin francez është ndër më të këqijat e regjistruara ndonjëherë.
Mungesa e erës dhe rënia e mjegullës kanë ndikuar në përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve.
Smogu është duke dëmtuar edhe Belgjikën fqinje, ky qeverie ka urdhëruar reduktimin e shpejtësisë në të gjithë rrugët kryesore automobilistike për të shmangur aksidentet e mundshme.
Top Channel