Nis takimi Kerry-Lavrov

14/03/2014 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu rus, Sergei Lavrov
u takuan në Londër për krizën në Ukrainë, në prag të referendumit që
zhvillohet të dielën në Krime. 

Kryediplomati amerikan do të përsërisë se “votimi në rajonin jugor të Ukrainës dhe ndërhyrja ushtarake aty, do të sjellë sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian”.

Korrespondenti për çështjet diplomatike i BBC-se, Xhejms Robin tha se “Londra shndërrohet në arenen ku do te rizgjohen tensionet e Luftës së Ftohtë”.  Bisedimet shihen si mundesia e fundit për dialog, në nivel të lartë përpara referendumit në Krime, i cili do të përcaktoje largimin nga kriza apo thellimin e saj.

Perpara nisjes në Londër, Kerri u tha ligjvenesve amerikane gjate nje seance degjimore ne Senat se “SHBA nuk është e gatshme t’i vendose sanksione te tjera Rusisë”.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se kishte folur te enjten ne telefon me Llavrovin përpara takimit në Londër. Ata kanë qene thuajse ne kontakt të përditshëm, gjatë këtyre dy javëve. Kerri foli per mundesine e nje kompromisi te mundshem per krizen nese parlamenti ukrainas e lejon referendumin ne Krime, njesoj sic parashikohet te ndodhe ne Skoci, ne shtator per ti dhene fund marredhenies 300 vjecare me Angline. SHBA ka paralajmeruar për marrjen e hapave shumë serioze, nëse Rusia anekson Krimenë, ndërsa Rusia- të enjten- përmes ambasadorit të saj në Kombet e Bashkuara përsëriti se “nuk dëshëron luftë me Ukrainën”.Gjatë një takimi urgjent në Këshillin e Sigurimit, Vitali Curkin mbrojti të drejtën e Krimesë, të dominuar nga rusë etnike, për të vendosur nëse do ti bashkohet Federates Ruse.

Kryeministri i Ukraines, Arsenji Jacenjuk i tha Këshillit të Sigurimit se “vendi i tij është viktime e agresionit rus, duke treguar nje kopje te Kartes se OKB-se per te deshmuar se Moska po e shkel ate dhe disa traktate nderkombetare”. Korrespondenti i BBC-se ne Nju Jork Nik Brajant tha se “SHBA po qarkullon nje rezolute ku nenvizohet se referendum ne Krime nuk ka asnje vlere”. Sipas tij “Rusia do te perdore veton, por nese Kina vendos te mos e bllokoje, atehere do te shihet izolimi diplomatik i Rusise.

Top Channel