Greqi, në pranga banda shqiptare e drogës

14/03/2014 00:00

Policia greke vuri në pranga një bandë shqiptarësh të trafikut të lëndëve narkotike që ushtronte aktivitetin e saj në ishullin e Rodosit.

Pesë persona të moshave nga 25 deri në 31 vjeç kanë përfunduar në pranga, mes të cilave edhe një femër.

Në operacionin e kryer policia greke ka sekuestruar 1 kilogram lëndë narkotike të llojit heroinë, 3 automjete, rreth 4500 euro dhe shtatë celularë që përdoreshin në ushtrimin e aktivitet të paligjshëm.

Nga hetimet është identifikuar edhe kreu i bandës, që mësohet se është një 31-vjeçar, po shtetas shqiptar i cili ndodhet në burg prej tre vjetësh, nga ku drejtonte edhe aktivitetin e tij ilegal.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet publik.

Top Channel