Elbasan, arrestohet punonjësja e Postës

14/03/2014 00:00

Seksioni i krimit ekonomik i Policisë së Elbasanit ka arrestuar për shpërdorim detyre punonjësen e Postës së Shtërmenit, A. Toska.

Mendohet se punonjësja e Postës ka vjedhur nga arka rreth 5 milionë lekë.

Në pranga kanë përfunduar edhe dy bashkëpunëtorët e saj: Nexhat Xhika dhe Sokol Kryemadhi.

Top Channel