Festimet me rastin e Ditës së Verës janë përmbyllur me një ekspozitë kushtuar 100-vjetorit të krijimit të qeverisë së parë shqiptare, më 14 mars 1914 nga Princ Vidi.
Kryeministria ka hapur dyert për ekspozimin e fotografive dhe dokumenteve autentike historike, të cilat mund të vizitohen nga qytetarët e interesuar.
“Jam shumë i kënaqur që në fund të kësaj dite që lajmëron një stinë e re, hapëm këtë derë për të mos e mbyllur me këtë ekspozitë, por për të hapur dhe për të prezantuar gjëra me vlerë që meritojnë vëmendje dhe respekt, pse jo edhe autoritetin e kësaj godine, që sot fatkeqësisht përqendrohet në çështje politike dhe jo në art e kulturë”, deklaroi në fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
Për kryeministrin Rama lajmi më i mirë sot, pas 100 vitesh është ai i vendit tonë në prag të integrimit evropian.
Top Channel