Elbasan, Dita e Verës me biçikleta

13/03/2014 00:00

Dita e Verës me biçikleta është aktiviteti që starton edhe një sërë
aktivitetesh që do të organizohen në qytetin e Elbasanit, në kuadër të
festës pagane të Ditës së Verës.

Qellimi eshte nxitja e qytetareve që të lëvizin sa më shumë me biçikleta, si mjet i cili shmang jo vetëm ndotjen, por edhe qarkullimi është më i lirshëm si edhe nuk kërkon shpenzime monetare.

Aktiviteti është zhvilluar në qendër të qytetit dhe pjesë e kësaj maratone kanë qenë edhe nxënës të shkollës 9- vjeçare “Naim Frashëri”, çiklistët e qytetit, qytetarë të ndryshëm, si edhe gjimnazistë të gjimnazit “Dhaskal Todri”.

“Eshtë bukur që Dita e Verës në Elbasan, që festohet në të gjithë Shqipërinë nis me një mesazh shumë qytetar, pikërisht në mbrojtje të mjedisit”, thotë Flora Nikolla, organizatore e aktivitetit.

Me pas aktiviteti ka vijuar në një bashkëbisedim në hollin e Teatrit “Skampa”, ku aktori Ardjan Cerga hodhi edhe dy ide interesante për nxënësit e shkollave dhe drejtuesit e tyre, që një herë në muaj në qytet të realizohet një lëvizje me biçikleta, ndërsa sipas tij “është shumë e rëndësishme krijimi i një korsie në bulevard vetëm për biçikletat”.

Top Channel