“Heshtja e dyfishtë” e Bollinos

12/03/2014 00:00

Gazetari i njohur Carlo Bollino, mes shumë personaliteteve të njohura, ka prezantuar librin e tij “Heshtja e Dyfishtë. E vërteta për Armët kimike në Shqipëri”. Lidhur me titullin e librit, Bollino ka shpjeguar.

“Nga investigimi gazetaresk zbulova se nuk ishte vetëm pala institucionale shqiptare që kishte heshtur, por edhe nga ana e negociatorëve amerikanë kishte pasur heshtje totale. Problemi ishte jo vetëm mungesa e një qëndrimi politik zyrtar nga ana e amerikanëve, por edhe mungesa e përgjigjeve të sakta që vinin për kërkesat e shqiptarëve. Në fund ishte edhe mungesa e një marrëveshjeje të shkruar që ishte një nga kushtet e vendosura nga negociatorët shqiptarë për të arritur një marrëveshje të shkruar që më pas do të ishte debatuar publikisht.”

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni ka shpjeguar dhe arsyet e kësaj heshtjeje: “Heshtja ka qenë e imponuar nga fakti që nuk ka pasur një vendim. Nëse do të kishte një vendim, që gjithsesi nuk do të ishte vendim final, do të komunikohej me publikun, do t’i prezantohej Kuvendit dhe më pas do të kthehej në vendim sovran të popullit përmes Parlamentit. Por, për sa kohë që nuk kishim një vendim…
Unë mendoj se ishim shumë të vegjël për të qenë vetëm në mes të dy fuqive të mëdha, ndërkohë që të tjerët nuk ishin rreth e rrotull.”

Të pranishëm në promovimin e këtij libri ishin Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës dhe politikanë.

Po ashtu, ra në sy ftesa që u ishe bërë nga autori i librit, organizatorëve të protestave kundër armëve kimike në Shqipëri.

Top Channel