New York, 9 të plagosur, 6 nxënës shkolle

11/03/2014 00:00

Një autobus shkolle me fëmijë brenda është përmbysur, pasi u përplas me një taksi në qytetin e New York-ut, duke lënë 9 persona të plagosur, bëjnë të ditur autoritetet.

Autobusi po transportonte 6 fëmijë të moshës 10-12 vjeç drejt Brooklyn. Ata pësuan dëmtime të lehta dhe u dërguan menjëherë në spital për mbikqyrje të specializuar, bën të ditur Paul Ng nga Departamenti i Policisë së New York-ut.

Të dëmtuarit e tjerë janë kujdestarja e autobusit dhe shoferi, që u shoqëruan gjithashtu në spital. Shoferi i taksisë ka qenë më i dëmtuari nga kjo përplasje, duke marrë plagë serioze, thonë autoritetet.

Top Channel