NATO nxjerr avionët e zbulimit

11/03/2014 00:00

NATO të hënën deklaroi se do të zhvendosë avionë zbulimi në Poloni dhe
Rumani, për të vëzhguar krizën në Ukrainë. Sipas NATO –s “avione
vazhgues do te perforcojne gatishmerine e Aleances per situaten”.

Javën e kaluar, Organizata deklaroi se do te rishikonte bashkepunimin me Rusine dhe do te shtonte angazhimin me qeverine e Kievit. Të hënën, persona të armatosur, të cilët thanë se janë ushtarë rus dhe milicia lokale morën nën kontroll spitalin e Simferopolit, kryeqendres së Krimesë. Agresoret-sic raporton BBC- kercenuan mjeket dhe pacientet.

Ne nje zhvillim tjeter, trupat pro ruse u perpoqen te merrnin bazen ushtarake te Bakcisarait, nje qytet qe ndodhet mes Simferopolit dhe Sevastopol. Moska mohoi zyrtarisht te ishin trupat ruse, duke quajtur personat e armatosur si, “forca ne vetembrojtje”. Autoritetet ukrainase, Shba dhe Be akuzuan Rusine se po pushton Ukrainën, në shkelje te ligjit nderkombetar.

Top Channel