Itali, gjendet e vrarë prostituta shqiptare

11/03/2014 00:00

Kufoma e një prostitute të re në moshë, me origjinë shqiptare është gjetur mbrëmjen e së hënës në një kasolle të braktisur, në veri të Italisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave trupi i pajetë është gjetur në malin Bue, në afërsi të lokalitetit Çene të Bergamos.

Sipas burimeve, e reja shqiptare është vrarë nga një burrë vendas, i cili gjatë arratisë me automjetin e tij është përplasur diku.

Pasi është arrestuar, ai është dërguar në komisariatin më të afërt, ku marrja në pyetje pritet të zbardhë motivet e vrasjes, shtojnë më tej burimet.

Nga hetimet paraprake rezulton se gruaja është vrarë pasi është goditur me grushta dhe shkelma nga autori, i cili më pas e ka hedhur trupin në një konteiner mbeturinash.

Nga kontrollet e policisë ka rezultuar se autori të njëjtën gjë kishte bërë edhe pak vite më parë, me një tjetër prostitutë, edhe ajo e huaj, me origjinë nga Rumania. 

Top Channel