Dy vëzhgues shqiptarë në Krime

09/03/2014 00:00

Në kuadër të misionit vëzhgues të OSBE-së në Krime edhe Shqipëria do të  të kontribuojë me dy vëzhgues.

Ky hap është njoftuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

‘Me kërkesë të Ukrainës dhe në zbatim të Kapitullit III të Dokumentit të Vjenës mbi Masat e Ndërtimit të Besimit dhe Sigurisë të vitit 2011,  thuhet në njoftim, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së, ku përfshihen SHBA, vende Europiane, si dhe përfaqësues të Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së.

“Ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura” thuhet në njoftim.

Top Channel