Peskov: Rusia s’ka përdorur forcë në Ukrainë

08/03/2014 00:00

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se ky i fundit nuk
ka ushtruar të drejtën e tij për të përdorur forcën ushtarake në
Ukrainë.

Duke folur për televizionin rus, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia është vetëm duke mbrojtur objektet e veta ushtarake në Krime të Ukrainës.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Putinit se Rusia nuk mund të rrijë dhe të vëzhgojë kur rreziku vdekjeprurës kërcënon rusët kudo në botë.

Peskov ka thënë se Rusia kupton plotësisht shqetësimet e rusëve etnikë në lindje dhe jug të Ukrainës.

“Nuk mund të imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nesër nëse ata që qëndrojnë prapa një grushtshtetit në Kiev hyjnë në Krime”, ka thënë Peskov.

Top Channel