Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni ka ndërruar jetë të shtunën, në moshën 49-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak teksa ndodhej në qytetin e Prizrenit.
Vdekja e papritur e Ponit u njoftua nga miku i tij që ndodhej në të njëjtin lokal me të, ish-kreu i qarkut të Tiranës, Tasim Mema, i cili tha se zemra e Ponit ndaloi rreth orës 14.30 të kësaj të shtune.
Ferdinand Poni është i njohur si një ndër figurat e Partisë Demokratike. Që prej vitit 1990, ai ka mbajtur një sërë funksionesh, ndërsa nga viti 1993 deri në 1995 ka qenë ndihmës i kryeministrit për pushtetin lokal.
Nga viti 1995 deri më 1997 Ferdinand Poni ka qenë drejtor i përgjithshëm pranë Drejtorisë së Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme dhe më tej edhe zëvendësministër në këtë dikaster.
Pas zgjedhjeve të 23 qershorit ai ishte i angazhuar si kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, me të mësuar lajmin u shpreh se, humbja e Ferdinand Ponit është një lajm i trishtuar.
Top Channel