Libi, rebelët, naftë anijes koreano-veriore

08/03/2014 00:00

Rebelët që sekuestruan portet e naftës në lindje të Libisë deklarojnë se kanë ngarkuar me naftë një anije-çisternë me flamurin e Koresë së Veriut.

Anija “Morning Glory” u ankorua në portin Sidra në orët e para të së shtunës, pas një tentative të dështuar ditën e martë.

“Kemi filluar eksportin e naftës. Kjo është ngarkesa jonë e parë”, deklaroi një zëdhënës i rebelëve, të cilët kërkojnë më shumë autonomi për lindjen e Libisë.

Autoritetet libiane konfirmuan për BBC se anija “Morning Glory” kishte ankoruar në portin e Sidrës, ndërsa veprimin e rebelëve e quajtën një “akt piraterie”.

Analistët kanë deklaruar se ka më shumë gjasa që anija të jetë duke lundruar me një flamur koreano-verior për leverdi sesa të jetë e kontrolluar nga Peniani. Ata thonë se është jashtëzakonisht e pazakontë për një anije-çisternë koreano-veriore të lundrojë në Mesdhe.

Kompania shtetërore libiane “National Oil Corp” ka paralajmëruar anijet-çisternë që të mos i afrohen portit të Sidrës dhe dy aeroporteve në lindje të vendit që kontrollohen nga grupe të armatosura.

Gjithësesi, kjo nuk është hera e parë që në portet e kontrolluara nga rebelët të shitet naftë. Të hënën anija e marinës libiane “Ibn Auf” qëlloi të shtëna paralajmëruese për një anije me flamur maltez, për ta ndaluar që të ankoronte në portin në fjalë. Pronarët e anijes u ankuan me pretendimin se të shtënat ishin qëlluar në ujëra ndërkombëtarë.

Top Channel