SHBA, rritet punësimi dhe papunësia

07/03/2014 15:40

Ekonomia amerikane krijoi 175 mijë vende të reja pune në muajin Shkurt, por pavarësisht kësaj papunësia u rrit lehtësisht duke prekur 6,7%.

Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Punës në SHBA, sidoqoftë ishin më të mira nga pritshmëritë, ndërsa tregjet treguan shenja rimëkëmbje pas dy muajve të dobët.

Shifrat e Departamentit besohej gjerësisht se do të ndikoheshin nga kushtet e këqija atmosferike që përfshinë vendin, por duket se diçka e tillë nuk ndodhi, të paktën jo në një masë të konsiderueshme.

Pavarësisht se ekonomia më e madhe e botës krijoi 175 mijë vende pune, kërkesa në treg u rrit më shpejt nga mundësitë për të krijuar punësim, ndaj papunësia shkoi në 6,7%, duke u rritur me një pikë përqindje në muajin e shkuar.

Top Channel