“Le Monde”: Sarkozy përgjohet nga gjykata

07/03/2014 19:50

Telefoni i ish-Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, u përgjua gjatë vitit të shkuar me urdhër të prokurorëve që po hetojmë për donacionet e përfolura nga Muammar Gaddafi gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2007.

E përditshmja “Le Monde” publikoi të premten një artikull, në të cilin shkruhej se përgjimi i telefonit të Sarkozy është kryer prej sistemit të drejtësisë.

Ky skandal del në dritë vetëm pak ditë pasi disa biseda intime të ish-presidentit dhe bashkëshortes së tij Carla Bruni u publikuan në internet, pas disa përgjimeve të realizuara brenda “Elysse” nga ana e një ish-bashkëpunëtori.

Sipas “Le Monde”, gjatë gjithë 2013-s, Gjykata e Lartë ka hetuar informacionin personal të Sarkozy.

Avokati i presidentit mohoi akuzat për përfitimin e donacioneve të paligjshme nga ana e ish-diktatorit të Libisë, ndërsa theksoi që nëse këto regjistrime janë të paligjshme.

Avokati Thierry Herzog shtoi se me shumë gjasa, Sarkozy vazhdon të përgjohet, ndërsa e konsideroi këtë veprim si politikisht të motivuar.

Sarkozy është vendosur edhe më parë në “bankën e të akuzuarve”, në lidhje me denonacionet e fushatës së 2007-s, kur dyshohet që përfitoi ilegalisht financime edhe prej gruas më të pasur të Francës dhe personit të 11 më të pasur në botë, pronares së “L’Oreal”, Liliane Bettencourt.

Top Channel