Silvio Berlusconi, kthehet në Selinë e Senatit 130 dite pas dëbimit të
tij. E bën me rastin e prezantimit të librit “Gjaku i Abelit”, versioni
në italisht i veprës “Rrno vetëm për me tregue” i At Zef Pllumit i
përkthyer nga Keda Kaceli.
Ish-kryeministri ka shkruar parathënien e librit që sipas tij “duhet lexuar në shkollat italiane në mënyrë që të rinjtë të njohin të vërtetat tragjikë të historisë:se si komunizmi ka ardhur në fuqi dhe si e ka përdorur atë mizorisht, se çfarë vuajtjesh ka kaluar populli shqiptar e në ç’humnera gënjështrash dhe dhune ka qenë i mbyllur”.
Ai rrëfeu se ky libër e ka lënë pa gjumë dhe përfitoi nga rasti për të kujtuar se edhe ai është viktimë e gjykatësve komunistë, të cilët më 10 prill do të vendosin se si ose më mirë ku do ta kalojë Berlusconi dënimin më një vit heqje lirie për evazion fiskal dhe mashtrim.
Keda Kaceli, që rrëfen se e ka njohur personalisht At Zef Pllumin, ka bërë një punë të gjatë për përkthimin në italisht të librit dhe pas shumë përpjekjesh ka arritur ta botojë atë. E aq më shumë me parathënien e Silvio Berlusconi-t, që ajo e cilëson si një person që ka luftuar dhe lufton për lirinë.
Top Channel