BE mbledh samitin për Ukrainën

06/03/2014 00:00

Në Bruksel nis të enjten samiti urgjent i krerëve të Bashkimit Europian,
ku do të vendoset intenstiteti i përgjigjes ndaj dislokimit të trupave
ruse në rajonin ukrainas të Krimesë.

Disa prej vendeve anetare, sidomos ato nga Europa Lindore, kembengulin per sanksione me te ashpra. Te tjere, perfshire ketu dhe Gjermanine, lobojne per zgjidhjen e ngerçit ne rruge diplomatike dhe ndermjetesim. Perpara bisedimeve, blloku njoftoi ngrirjen e aseteve te 18 ish-zyrtareve ukrainas, perfshire presidentin e permbysur Viktor Janukovic. NATO nga ana tjeter vendosi rishikimin e bashkepunimit me Rusine, si menyre per te bere presion mbi mosken qe te terhiqet nga veprimet konflikt-ndjellese ne Ukraine.
 
“Aleanca vendosi te ndermarre nje sere hapash konkrete. Kemi pezulluar planet per misionin e pare te perbashket NATO-Rusi. Eshte fjala per shoqerimin ne det te anijes amerikane Cape Ray, e cila do te neutralizoje armet kimike siriane. Ne pergjithesi, kemi vendosur ne rishikim te gjithe bashkepunimin tone me Mosken. Keto hapa dergojne nje mesazh te qarte: veprimet e Rusise do te kene pasoja”, tha kreu i NATO-s, Rassmussen.

Trupat pro-ruse kontrollojne ‘de facto’ Krimene, ndersa forcat e Ukraines ne rajonin jugor, mbeten te bllokuara ne bazat e tyre.

Situata ne gadishullin me shumice popullsie rusishtfolese, mbetet e tensionuar. I derguari i posaçem i Kombeve te Bashkuara per Ukrainen, Robert Serry, u detyrua te nderpriste viziten diplomatike atje, pasi u rrethua nga nje grup personash te armatosur te cilet e ndoqen e me pas i bllokuan edhe rrugen në një kafene në Simferopol.

Lideret e bllokut europian 28-anetaresh pritet te vendosen sanksione simbolike ndaj Moskes, por nuk do te kerkojne pezullimin e dy marreveshjeve madhore me Rusine: ate udhetimit pa viza dhe te energjise. Takimi i shefit te diplomacise amerikane John Kerry dhe homologut te rij Sergei Lavrov nje dite me pare ne Paris perfundoi pa rezultate konkrete, por pritshmerite, per cdo rast nuk ishin te medha.

Top Channel