Rusia teston raketat ndërkontinentale

04/03/2014 21:15

Ushtria ruse informoi per realizimin e nje testimi me një raketë ndërkontinentale, ndërsa tensioni vazhdon të jetë i lartë në gadishullin e Krimesë, në Ukrainë.

Një raketë “Topol RS-12M” u lëshua nga baza e “Kapustin Yar” pranë Detit Kaspik për në vargmalet “Sary Shagan” në Kazakistan.

Raketa në gjendje për të mbajtur mbushje bërthamore goditi me sukses shënjestrën e saj.

Lajmi për testimin vjen pak orë pasi SHBA kërcënoi Moskën për një “akt agresioni” në Krime.

Rusia është “de facto” në kontrollin e gadishullit, pasi trupa që besohet të jenë ruse ose pro-ruse kanë marrë kontrollin e disa pikave strategjike dhe nyjeve të transportit gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, në një vizitë në Kiev, përgëzoi maturinë e treguar nga qeveria e re ukrainase, që sipas tij nuk ra pre e provokimeve.

Top Channel