Izraeli sekuestron anijen iraniane

04/03/2014 15:40

Israeli ndaloi një anije iraniane që po dërgonte një ngarkesë armësh në Gaza, informoi ushtria izraelite.

Anija, e cila lundronte me flamur panamez u ndalua nga forcat speciale të Izraelit në Detin e Kuq.

Sipas Tel Avivit, nga kontrolli u gjetën raketa të prodhimit sirian dhe tashmë mjeti lundrues është duke u shoqëruar në një port izraelit.

Njëkohësisht, në deklaratën zyrtare, Izraeli akuzoi shprehimisht Iranin, si të përfshirë në këtë tentativë për të destabilizuar vendin.

Organizata militante palestineze “Hamas” përgënjeshtroi që të jetë e përfshirë në këtë histori, ndërsa konsideroi këtë ngjarje si një “përpjekje të Izraelit për të justifikuar bllokadën mbi Gaza”.

Raketat e lëshuara nga Rripi i Gazës përbëjnë një shqetësim për Izraelin, ndërsa mbi 60 të tilla janë lëshuar që prej fillimit të 2013-s.

Top Channel